Kjo ishte gjendja e rrugës në lagjen “Logucezme” në qytetin e Shkodrës në të cilën nuk ishte ndërhyrë të paktën prej tre dekadash. Një rrugë e cila nuk plotësonte asnjë standart, pa kanalizime, e pa ndricim.

Ndërkohë kjo është gjendja që paraqitet sot në këtë rrugë të përfunduar me të gjitha standartet që do të ketë një impakt tepër pozitiv për banorët. Rruga ka një gjatësi 800 metër linear e shtruar me asfalt, janë ndërtuar 1300 metër katror trotuare, linja kanalizimeve të ujrave të bardha e të zeza .

Ndërkohë në lagjen “Logucezme “ është bërë I mundur ndricimi për natën ku janë vendosur 26 shtylla me ndriçim LED

Banorët falenderojnë bashkinë për këtë premtim të mbajtur

Banorët e kësaj lagje kishin shumë vite që lëviznin mes gropave sidomos gjatë sezonit të shirave po ashtu edhe automjetet.

Artikulli paraprakSHKODËR, PROJEKTI PËR KONKURRUESHMËRINË NË TURIZËM
Artikulli tjetërSHKODËR, PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUAR SFIDË ME PARKIMET