Vetëm 10 ditë pasi Bashkia Shkodër shpërndau 428 kazanë mbeturinash, ndër të cilët 90 prej tyre ishin parashikuar për territorin e Njësisë Administrative Rrethina, situata në terren duket ndryshe.
Grumbuj të tërë mbetjesh urbane janë të pranishëm në afërsi të fshatit Grudë, ndërsa banorët thonë se si pasojë e mungesës së koshave, një situatë e tillë është e pranishmë edhe në fshatra të tjera. Kjo hapësirë është kthyer në vend grumbullimi mbetjesh për shumë familje që jetojnë në periferi të Shkodrës si pasojë e mungesës së kazanëve. Automjetet e pastrimit në bashkinë Shkodër rrallë herë paraqiten aty, po jo mjaftueshëm sa për të mbajtur pastër ambientin.