Iftari tradicional i Ramazanit, i organizuar nga Bashkia Shkodër ka mbledhur të gjithë së bashku në sofrën e iftarit të thirrur nga Kryetari i Bashkisë Shkodër. Përfaqësues të Myftinisë Shkodër, drejtues vendorë, komunitetet fetare, miq dhe të ftuar të kryebashkiakut kanë marrë pjesë në këtë iftar që është një traditë për bashkinë Shkodër.

Në fjalën e tij Kryetari i Bashkisë Benet Beci vuri theksin tek rëndësia e këtij muaji të shenjtë.

Sofrat e iftarit, përcjellin mesazhe harmonie dhe solidariteti mes njeri – tjetrit, e në këtë frymë të bashkëpunimit dhe hamonise mes të gjithëve ka qënë edhe iftari I shtruar nga kryebashkiaku Benet Beci.

Artikulli paraprakAUTOR I 3 VJEDHJEVE NË VAU DEJËS, ARRESTOHET 25-VJEÇARI
Artikulli tjetërBUSTI I LEKË DUKAGJINIT, “TË CAKTOHET VENDI”