Stina e dimrit rrit nevojat për lëndë drusore. Çdo vit bashkia e Shkodrës përcakton sasine e lendes drusore që jepet për shfrytëzim, e cila përcaktohet në bazë të dispozitave ligjore. Këtë vit kjo sasi është rreth 700 m/3, që në raport me numrin e popullsisë dhe nevojave është e pamjaftueshme, prandaj tregu i jashtëm mbetet zgjidhje, pasi ndërhyrja jashtë kësaj sasie ne siperfaqe te tjera ka penalitete ligjore.

Në lidhje me regjistrimin e pyjeve dhe kullotave, bashkia e ka kryer detyrimin e saj dhe tashmë është në duart e ministrive të linjës dhe kadastrës përmbyllja e plotë e proçesit.

Gjysma e sipërfaqës së bashkisë Shkodër është pyjore dhe në gjithë këto vite ajo nuk është regjistruar, duke u bërë pengesë për dhënien në shfrytëzim, edhe pse kërkesat kanë qënë të mëdha. Qeveria po mban peng shfrytëzimin e ketyre potencialeve edhe për investime.

 

Artikulli paraprakARSIMI PROFESIONAL, RRITET NUMRI I NXËNËSVE NË SHKOLLËN PYJORE
Artikulli tjetërMINISTRJA E BUJQËSISË: NXISIM FERMERËT TË KULTIVOJNË ORIZIN