Dy ditë pas lirimit të hapësirave publike në lagjen “Rus”, bashkia Shkodër ka nisur takimet nga afër me fermerët ambulantë për të diskutuar në lidhje me vendosjen e tyre në merkatën e Rusit. Nënkryetari Ardit Qylybyli, thotë se është arritur dakordësia që të gjithë tregtarët e rrugës tashmë të zhvillojnë aktivitetin e tyre në kushte më të mira.
Nënkryetari Qylybyli thotë se po planifikohet edhe mbulimi I tregut, një kërkesë kjo e bërë disa herë nga tregtarët.
Pas aksionit për lirimin e hapësirave publike, do të monitorohet çdo ditë zona e tregut për të ndaluar tregtarët të shesin në kushte rruge. Ndërkohë, ka filluar puna për përmirësimin e kushteve në merkatën e Rusit, aty ku do të shesin të gjithë tregtarët.