Jo vetem tre institucioneve qe ndodhen ne godinen e perbashket , por edhe Konfederata e Sindikatave te Pavarura rrezikone te dal ne mes te kater rrugeve pasi edhe ket te fundit Bashkia Shkoder e ka urdheruar te liroi ambjentet.

Kryetari i Konfederates Fatmir Smajli teksa thekson se ky eshte nje urdher eshte absurd pasi mes dy institucioneve perkatese eshte nenshkruar nje kontrate ai pohon se bashkia Shkoder e ka detyrim ligjor sigurimin e ambjenteve per kete institucion.

Kryetari Smajli paralajmeron se nese Bashkia do te nxjerre ne rruge Konfederaten e Sindikatave ajo do te perballet me revolten e te gjithe perfaqesise se saj qe perben 75% te puntorise ne Shkoder. Pas shkresave zyrtare te derguara si Bashkise ashtu edhe Prefektures Konfederata e Sindikatava shpreson qe te merret nje vendim i duhur.

Artikulli paraprakSHKODËR, STUHIA DËMTON DHJETËRA PEMË
Artikulli tjetër“NJË COPËZ E BUKUR SHKODRE” PRET TË VIZITOHET