Ashtu siç ishte premtuar në fushatën elektorale, njësia administrative e Hajmelit dhe disa rrugë dytësore në këtë fshat do të rikonstruktohen brenda muajit Dhjetor.
Kryebashkiaku Zef Hila, i cili ishte i pranishëm për të inspektuar nga afër zonën, tha se do të ketë ndërhyrje në infrastrukturë rrugore, ne kanalizime dhe në ndriçim. Ky investim do të përmbyllet brenda datës 25 Dhjetor, ndërsa investimi është parashikuar të bëhet nga fondet e Bashkisëe Vau Dejës. Rehabilitimi i qendrës së kësaj Njësie Administrative u shërben 5 fshatrave të zonës me rreth 7000 banorë.