Bashkia Vau Dejës në zgjedhjet vendore të 14 majit është konfirmuar zyrtarisht se do të jetë me tre kandidat në garën elektorale. Në këtë mënyrë Partia Socialiste ka bërë të ditur se kandidat është Kristjan Shkreli, nënkryetari aktual i bashkisë Vau Dejës dhe po ashtu kryetar i PS në atë bashki. Ndërkohë dy partitë e djathta që tashmë përfundimisht janë të ndara do të kenë dy kandidat. Për koalicionin “Bashkë Fitojmë” të Ilir Metës dhe Sali Berishës kandidon Zef Hila i cili la mandatin e deputetit për të garuar për bashkinë Vau Dejës.

Ndërkohë Partia Demokratike zyrtare në Vau Dejës nuk është tërhequr duke konfirmuar kështu kandidaten Klomentina Drini e cila do t’i shkojë deri në fund kësaj gare përballë Zef Hilës dhe Kristjan Shkrelit. Klomentina Drini përfaqëson PD-në zyrtare të udhëhequr nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj dhe do të kërkojë mandatin e kryebashkiakes në zgjedhjet vendore të 14 majit. Ndërkohë në Vau Dejës katër forcat më të mëdha, Partia Social Demokrate, Partia Socialiste, Partia Demokratike Zyrtare dhe koalicioni “Bashkë Fitojmë” do të garojnë në zgjedhjet vendore të 14 majit edhe me listat e kandidatëve për këshillin bashkiak.

Edhe në Vau Dejës pas 14 majit ashtu sin ë gjitha bashkitë e tjera të vendit do të ketë një këshill bashkiak normal me të gjitha forcat politike. Nga ana tjetër mes tre kandidatëve, Kristjan Shkrelit të PS, Zef Hilës të koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe të Klomentina Drinit nga PD-ja zyrtare pritet një garë e fortë në zgjedhjet vendore të 14 majit.

 

Artikulli paraprakHARTA E RE GJYQËSORE, SHQETËSIME PËR KOSTOT DHE VONESAT NË DREJTËSI
Artikulli tjetërKUNDËRSHTOI KONTROLLIN NË SHTËPINË E BASHKËJETUESES, RRËZOHET KËRKESA E ARBEN AHMETAJT