Keshilli i Bashkise Vau Dejes i ka hapur driten jeshile paketes fiskale per vitin 2016-te, duke miratuar unanimiisht paketen fiskale.

Nje pakete fiskale e strukturar ne baze te legjislacionin ne fuqi, por e perqendruar ne nje ulje taksash ashtu sic eshte premtuar edhe gjate fushates elektorale. Por gjate kesaj mbledhje kryetari i Bashkise Vau Dejes, duke u ndalur ne prioritetet e vitit 2016-te, ka evidentuar edhe disa prej nderhyrjeve qe do te kryhen se shpejti ne territorin e Bashkise Vau Dejes. Nderkohe Bashkia Vau Dejes, eshte bere perfituese e nje bashkepunimi te ngushte me Korpusin e Paqes, me mbeshtetjen e Ambasades Amerikane, ku disa zona te Bashkise Vau Dejes do te perfitojne edhe investime te cilat kapin shifren e 1 milion dollareve. Bashkia Vau Dejes, eshte ne fazen e hartimit te buxhetit per 2016-ten, nderkohe qe jane percaktuar tashme edhe prioritetet te cilat lidhen me arsimin, infrastrukturen dhe shendetesine si tre prej shtyllave kryesore te buxhetit te 2016-tes.

Artikulli paraprakLUMI BUNA, “KOSH” MBETURINASH PËR FSHATIN ZUES
Artikulli tjetërPROTESTA DHE DËMSHPËRBLIMI I PËRMBYTJEVE NË SHKODËR, NË “TONIGHT STAR PLUS”