Keshilli i Bashkise Vau Dejes, i ka dhene forme nje prej dokumenteve mte rendesisshme per vitin 2016-te, ku pas diskutimeve ne komisionet respective, para keshilltareve eshte prezantuar Buxheti per vitin 2016-te.

Edhe pse nje buxhet i vogel i trasheguar qe me pare, keshilltaret e Bashkise Vau Dejes, i kane hapur driten jeshile miratimit te ketij dokumenti duke e miratuar ate unanimisht, pas asnje kontestim. Kryetari i Bashkise Vau Dejes, gjate fjales se tij, duke mos u ndalur ze me ze sa i takon buxhetit, ka folur ne lidhje me investime konkrete te cilat do te jene prezente ne territorin e Bashkise Vau Dejes, me dy partnere te rendesishem sic jane Ambasada Japoneze dhe Ambasada Amerikane. Ashtu sic eshte premtuar edhe gjate fushates elektorale, para banoreve te Bashkise Vau Dejes, ka objektiva kryesore arsimin, infrastrukturen dhe shtresat ne nevoje, duke u percaktuar qarte edhe ne buxhetin e 2016-tes, si objektiva te cilat do te realizohen gjatë këtij viti.

Artikulli paraprakADEM BEKTESHI, GARA PËR REKTOR NË “STUDIO E HAPUR”
Artikulli tjetërKUÇI: KEMI NISUR KRASITJEN E PEMËVE NË QYTET