Bashkia e Vau Dejës nënshkroi të Kartës Evropiane për Barazi të grave dhe burrave në jetën vendore, duke ndërmarrë kështu një angazhim zyrtar ndaj parimit të barazisë gjinore.
Alba Agolli, Menaxhere e Projektit tha se Bashkia Vau Deës me nënshkrimin e kësaj kontrate bëhet pjese e 18 bashkive në vendin tonë të cilat ndërmarrin përgjegjësi e veprime në fushën e barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave.
Nenkryetari i bashkisë Vau Dejës Kristian Shkreli njëherësh kandidat në zgjedhjet e 14 majit tha se bashkia Vau Dejës prej vitesh ka në vëmendje politikat e barazisë gjinore.
Bashkia e Vau Dejës tashmë mund të përfitojë nga praktikat më të mira evropiane duke rritur njëkohësisht prezencën e saj në nivel evropian si dhe bashkëpunimin në fushën e barazisë gjinore.