Qeveria Japoneze do te jete prezente me investimet e saj ne Bashkine Vau Dejes.

Nenshkrimi i marreveshjes se financimit te grantit te Qeverise Japoneze ne Bashkine Vau Dejes, eshte kryer ne nje ceremoni te perbashket, mes ambasades japoneze dhe Bashkise Vau Dejes. Shefi i misionit dhe ministyri ne ambasaden e japonise me rezidence ne Rome, Hiroshi Yamauchi ka bere prezent edhe kete grant qe do te financohet ne Bashkine Vau Dejes. Nga ana tjeter, Kryetari i Bashkise Vau Dejes, Zef Hila gjate fjales se tij eshte shprehur se ky investim shkon ne sherbim te komunitetit nderkohe qe Bashkia Vau Dejes do te jete partnere ne investimet ne rikonstruksionin e dy shkollave. Japonia eshte prezente me projektet e saj ne fushen e mjedisit, arsimit dhe ceshtjeve sociale, duke investuar ne zona te ndryshme te shqiperise, nderkohe qe ne Vau Dejes, pervec investimit qe do te kryhet per shkollat po vijon edhe projekti per implementimin e 3R-ve per mbetjet urbane.

Artikulli paraprakZOGAJ, ZONA TURISTIKE MË NJË RRUGË TEJET TË NGUSHTË
Artikulli tjetërBLLOQET E BANIMIT, MUNGOJNË HAPSIRAT E GJELBËRTA