Në xhaminë e re të Bushatit të ndërtuar vetëm pak kohë më parë, Kryetari i Bashkisë Vau Dejës ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

I shoqëruar nga administrata e Bashkisë Vau Dejës, ai është pritur nga drejtuesit më të lartë të Komunitetit Mysliman në zonë.

Në fjalën e tij Kryetari i Bashkisë Vau Dejës, ka shprehur urimet më të përzemërta për mbarë besimtarët por në mënyrë të vecantë për të sëmurët dhe personat në nevojë.

Kryetari I Këshillit të Xhamisë së Bushatit, Zyhdi Mustafa, në fjalën e tij, përvec urimit për të gjithë besimtarët vuri theksin tek harmonia dhe tolerance fetare që ekziston mes besimeve në zonën e Bushatit.

Festat fetare përcjellin përherë mesazhe paqeje dhe solidariteti mes banorëve të zonës, në një zonë si ajo e Bushatit e cila njihet si një nga zonat ku tolerance fetare dhe harmonia mes njerëzve janë kryefajlë e bashkëjetesës mes besimeve

Artikulli paraprakSHKODËR, KËSHILLTARËT NGREJNË DISA PROBLEME
Artikulli tjetërREFEROHEN NË PROKURORI 103 RASTE TE NGACMIMEVE SEKSUALE NË 3 MUAJ