Problemi me hapësirën në varrezat publike në Stom-Golem ka marrë zgjidhje për një afat shumëvjeçar. Janë 35 mijë metër katror ku tashmë punimet e bashkisë Shkodër janë drejt përfundimit të plotë.
Përmes këtyre fotove që po ndiqni verehet se ka përfunduar rrethimi, sistemimi i parcelave të reja, hapja dhe asfaltimi i rrugëve të brendshme të varrezave.
Investimi për sistemimin dhe ndërhyrjet e nevojshme kap vlerën e 11 milion lekëve, ndërsa vlera e shpronësimeve që mbulohet nga buxheti i bashkisë së Shkodrës arrin në 10 milion lekë.
Bashkia e Shkodrës i kishte nisur proçedurat prej mëse dy vitesh e gjysmë, por vetëm në gjysmën e gushtit qeveria miratoi shpronësimet e nevojshme për tokën e varrezave publike.