“Sistemi i drejtësisë është në kuotat më të ulëta të besueshmërisë ndaj reforma në drejtësi është e domosdoshme”. Kështu u shpreh kryetari I gjykatës kushtetuese Bashkim Dedja gjatë konsultimit me publikun për ndryshimet kushtetuese. Kreu i gjykatës së lartë Xhezair Zaganjori tha se më reformën në drejtësi synohet forcimi i shtetit shqiptar.
Zaganjori pranoi problemet dhe tha se reforma duhet të përfshijë të gjithë operatorët e sistemit të drejtësisë. Dy krerët më të lartë të gjykatave morën pjesë gjatë takimit konsultativ në Shkodër për ndryshimet kushtetuese ku e pranishme ishte edhe ambasadorja e BE në Shqipëri Romana Vlahutin.