Sali Berisha tha para gazetarëve se nuk i njeh qëndrimet e kryesisë, pasi sipas tij janë të shkarkuar nga kuvendi i 11 dhjetorit, por ai shtoi se është i hapur për tu diskutuar.

‘Së pari garantoj demokratët në të gjitha nivelet se PD është e hapur dhe vullnet të plotë për të diskutuar për të debatuar me çdo anëtar të saj cilido qoftë ai. Jemi të hapur të bëjmë gjithçka për garantimin e votës së lirë dhe bashkimin e votës së lirë. Nuk bëhet fjalë për një kryesi, pasi ajo është shkarkuar më 11 dhjetor.

Kjo nuk do të thotë se fjala e demokratëve cilido qoftë ai nuk dëgjohet dhe nuk përfillet. Sankionimin më të plotë 11 dhjetori e mori me 6 mars. Ajo që unë dua të theksoj është se PD ka institucionin e saj tashmë, operativ dhe të plotë dhe ky është grupi parlamentar.

Bashizmi ishte doktrinë e dhunimit të statutit, institucioneve e parimeve të partisë. Ai u arkivua së bashku me dorëheqjen e Lulzim Bashës. Askush nuk duhet të mendoj se ka dy PD. ekziston vetëm një PD. Jam takuar me sekretar që kanë qenë rreshtuar me Bashën dhe janë të qartë për bashkimin.’- tha Berisha.

Artikulli paraprakRAMA NË SAMITIN E JASHTËZAKONSHËM TË NATO-S, MOMENTI I MBËRRITJES DHE TAKIMI ME STOLTENBERG
Artikulli tjetërSHKODËR, FERMERËT: NUK MBULOJMË KOSTOT, DO EMIGROJMË