Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Bashkive të djathta për të mos iu bindur Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Rama i bën thirrje të mos bien pre e katërshes S.B/I.M/L.B/M.K pasi ligji nuk ka mëdyshje.

“Kryebashkiakë demokratë!Mos bini viktimë e katërshes SB/IM/LB/MK duke nxjerrë pengesa për zgjedhjet.Referojuni ligjit jo hallit të tyre të madh e as zhurmës së tyre të kotë

.Nuk ju nxorri PS nga gara po ata dhe ata duhet të përgjigjen para jush, jo ju para tyre.Ligji s’ka mëdyshje”, shkruan Rama.

Nga veriu në jug, të gjitha bashkitë i kanë drejtuar (pjesa tjetër pritet) nga një letër KQZ-së dhe për dijeni Ministrisë së Brendshme ku kërkojnë që të lirohen hapësirat që janë përcaktuar për vendosjen e KZAZ-ve për zgjedhjet lokale, pas dekretit të Presidentit Meta për të anuluar 30 Qershorin.

Artikulli paraprakBIBA PARALAJMËRON KRYEBASHKIAKËT E DJATHTË: ORGANIZONI ZGJEDHJET PËR 30 QERSHORIN, PENGIMI VEPËR PENALE
Artikulli tjetërKAPET VRASËSI SHQIPTAR PAS SHTATË VITESH NË ARRATI