Në mbledhjen e zhvilluar nga shtabi I emergjencave civile në prefekturën e qarkut Shkodër u diskutua edhe për mungesën e fondeve që kanë bashkitë për të përballuar situatën e krijuar nga reshjet e shiut. Nënkryetari I bashkisë Shkodër Tonin Dedaj dhe kryetari I bashkisë Pukë Gjon Gjonaj kërkuan të lejohet përdorimi I fondeve nga këto bashki.

Kryetari I bashkisë Vau Dejës, Mark Babani kërkoi që të zbatohet projekti për devijimin e ujit nga Viluni.

Ndërkohë, drejtori I përgjithshëm I emergjencave civile Haki Çako ofroi mbështetje për të gjitha bashkitë e prekura nga moti I paqëndrueshëm gjatë këtyre ditëve.

Gjatë mbledhjes u vendos bashkëpunimi mes institucioneve për t’I shërbyer edhe më tepër banorëve të prekur nga përmbytjet

 

Artikulli paraprakMBI 1000 HA TOKË NËN UJË, RRUGËT TË BLLOKUARA NGA BORA
Artikulli tjetërNDREU: UJI ËSHTË TËRHEQUR, SITUATA NËN KONTROLL