Gati Bashkimi i faktorit Demokristian

Partia Demokristiane e Shqipërisë dhe Partia Kristiandemokrate kanë rënë dakort në parim për bashkimin e dy partive parlamentare në një forcë të vetme politike nën siglën e PDK-së. Grupet e punës tashmë kanë përfunduar negociatat dhe pritet vendimarrja e përbashkët e dy forcave politike për legjitimimin e procesit të bashkimit. Tashmë faktori demokristiane në Kuvendin e Shqipërisë do të përfaqësohet me tre deputete dhe me lëvizjet e ardhëshme politike synojm krijimin e grupit parlamentar Demokristian. Dy grupet e punës kanë hartuar modalitetet e bashkimit të dy partive si dhe kanë ngarkuar përfaqësuesit e dy partive për të vazhduar negociatat edhe me partitë e tjera të spektrit demokristian, Partinë Aleanca Demokristiane të drejtuar nga z. Zef Bushati dhe Partinë Lidhja Demokristiane të drejtuar nga z. Mëhill Geci. Partia Demokristiane e Shqipërisë dhe Partia Kristiandemokarte, që kanë marrëveshje politike për bashkëqeverisje me maxhorancën aktuale, konfirmojnë vazhdimin e këtij bashkëpunimi në respekt të marrëveshjeve të nënshkruara. Bashkëpunimi do te jete në qeverisjen qendrore dhe lokale. Deputetet Demokristianë do të unifikojnë qendrimet e tyre politike në mbështetje të reformave dhe mireqeverisjes se vendit, dhe këtë edhe në sinkronizim me partnerët e miqët tanë ndërkombtar. Partia Demokristiane e Shqipërisë, do të informojë për procesin e bashkimit dhe unifikimit të faktorit demokristian, Aleatët tanë politike në Shqipëri dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, Presidentin e Unionit Kristiandemokrat Europian, z. Pier Ferdinando Casini dhe Sekretarin e Përgjithshëm të CDU-në gjermane të Kancelares Merkel, z. Peter Tauber, si dhe zotin Fleckenstein, raportuesin për Shqipërin në Parlamentin Europian, si një mik të Shqipërisë dhe të Demokristianëve. 

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakVLLAZNIA NË ARBITRAZH, NAVA DO 300 MIJË EURO DËMSHPËRBLIM
Artikulli tjetërPOLICIA I SEKUESTRON 1.3 MILIONË DOLLARË PASURI BIZNESMENIT REZART TAÇI