Bashkohet PD-LSI, Kryemadhi shkon te Basha pas përgjimeve

Zbardhja e përgjimeve të drogës të grupit të Habilajt ka bashkuar PD dhe LSI. Pas konferencave për shtyp dhe unifikimit të qëndrimit për një tryezë të përbashkët opozitare kundër drogës, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e shoqëruar nga Petrit Vasili janë drejtuar për në selinë e PD për të takuar Lulzim Bashën. Takimi ka nisur rreth orës 19:45 ndërsa sipas burimeve të Report Tv, Basha dhe Kryemadhi po diskutojnë për organizimin opozitar të betejës kundër krimit. Kjo është hera e parë që herë Monika Kryemadhi zhvillon një takim me Bashën në selinë blu, ndërsa më herët dy palët kanë deklaruar se do të unifikojnë qëndrimet për shumë cështje kundër qeverisë Rama.

Artikulli paraprakPAJISI ME ARMË NJË PERSON ME PRECEDENTË KRIMINALË, ARRESTOHET OFICERI POLICISË
Artikulli tjetërAKUZAT NDAJ TAHIRIT, LLALLA TAKON PROKURORËT PËR HABILAJT