Dhunën dhe terrorin e tifozëve të Tiranës ndaj atyre të Vllaznisë në finale e Superkupës së Basketbollit e cila u anullua, lojtarët amerikan të kuqebluve nuk e kanë përjetuar asnjëherë më parë.
Darryl Palmer dhe Chris Olivier shprehen se janë të shokuar. “Ishte nje eksperience qe nuk e kisha kaluar ndonjehere ne jeten time. Na vjen keq per tifozet e Vllaznise, sepse ne mund ta fitonim ndeshjen dhe ti gezonim ata, por ajo cfare ndodhi dje ishte nje çmenduri e vertete. Shpresojme qe ndeshjen tjeter te mos kemi te njejtat probleme. Ishte hera e pare qe shoh qe dicka e tille, keshtu qe vetem kam vrapuar per tu larguar nga parketi i pallatit te sportit. Fatmiresisht, askush nga lojtaret e ekipit tim nuk eshte demtuar. Shpresojme qe Federata Shqiptare e Basketbollit tashme e di se cfare ndodh mes dy tifozerive dhe te pergatitet per te evituar te tilla situata.
“Ishte hera e pare qe shoh qe dicka e tille, keshtu qe vetem kam vrapuar per tu larguar nga parketi i pallatit te sportit. Fatmiresisht, askush nga lojtaret e ekipit tim nuk eshte demtuar. Jam i shokuar natyrisht. Shpresojme qe Federata Shqiptare e Basketbollit tashme e di se cfare ndodh mes dy tifozerive dhe te pergatitet per te evituar te tilla situata”. Dhunën e tifozëve të Tiranës trajneri i Vllaznisë Jeronimo Sarin e quan të tmerrshme. “Fatkeqesisht ajo që ndodhi nuk eshte sport dhe nuk ka asnje lidhje me sportin. Shpresoj qe situata te tilla te mos i shof me ne jeten time. Me vjen jashtezakonisht keq per tifozet e Vllaznise, te cilet kishin ardhur ne Tirane per te ndjekur ekipin e tyre te zemres dhe te perfundojne duke I qelluar .
Ju shpreh keqardhje dhe shpresoj mos kete me situate te tilla sepse ato erdhen per te pare skuadren e tyre, por huliganet i goditen ata ne rruge. Kjo eshte e tmerrshme. Une shpresoj qe askush te mos kete marre demtime te renda dhe te rikthehen sa me shpejt ne pallat te sportit per te na mbeshtetur. Organizimi i ndeshjes ishte nen nivel qe duhej te ishte sepse brenda te pallatit te sportit ishin 3 mije persona dhe minimum duhej te ishin 200 police, por mesa duket ata nuk e prisnin qe do te kishte perplasje mes tifozerive. Pas ndeshjes degjova qe kjo ishte hera e pare qe ndodhte dicka e tille ne nje ndeshje basketbolli. Shpresoj qe federata te mos jete me e surprizuar nga ajo çfare ndodhi por te marre masa per te mos u perseritur situate te tilla”. Pas atij sherri të madh të krijuar nga tifozët e Tiranës ndeshja finale e Superkupës do të luhet të hënën në ora 18:00 në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.