Beselidhja në basketboll per meshkuj e ka nisur me fitore serine e ndeshjeve finale te kampionatit kombetar te basketbollit duke mundur ekipin e Tiranes, ne perballjen e luajtur pasditen e se martes ne pallatin e sportit “Asllan Rusi” ne Tirane.Lezhjanet e nisen mire duke qene ne avantazh, por bardheblute permbysen gjithçka dhe e mbyllen perioden e pare me rezultatin 22-19.
Kjo gje solli reagimin e Beselidhjes ne perioden e dyte te cilen e fiton me rezultatin 30-16 dhe ne kete menyre shkon ne pushimin e ndeshjes me nje diference prej 11 pikesh ne favorin e saj.Ne dy periodat e tjera thjesht e ka ruajtur kete epersi, madje ka ardhur duke e thelluar ate.
E treta fitohet 21-16 po prej Beselidhjes ndersa e katerta do te mbyllej ne barazim 23-23 dhe ne kete menyre lezhjanet e fitojne krejt ndeshjen me rezultatin 93-77.Pikeshenuesi me i mire i saj ne kete ndeshje ka qene amerikani Bernard qe ka shenuar plot 28 pike, nderkohe qe per Tiranen me i miri sa i takon pikeve te shenuar ishte Hamati me 26 te tilla.
Ne ndeshjen e sotme, Beselidhja eshte mbeshtetur edhe nga nje numer i madh tifozesh lezhjane qe kishin udhetuar enkas per te qene prane skuadres se tyre te zemres dhe ne fund kane festuar sebashku me lojtaret dhe stafinteknik.Numri i finaleve tashme eshte 1-0 per Beselidhjen, nderkohe qe ndeshja e dyte ne mes ketyre dy ekipeve do te luhet te shtunen ne sallen sportive “Feti Borova” te kryeqytetit.