Skuadra e Vllaznisë ka fituar pa probleme në ndeshjen ndaj ekipit të Partizanit e luajtur në palltin e sportit “Qazim Dervishi”.
Edhe pse ndeshja ka nisur me rivalitet në fillim për shkak se lojtarët 18-vjeçar kishin zhvilluar me të rinjtë një ndeshje më përpara, kuqeblutë kanë arritur që të dalin nga situata duke dominuar ndaj skuadrës kryeqytetase. Pas periodës së parë që ka patur balancë në lojë, më pas shkodranët kanë qenë gjithnjë superior ndaj skuadrës së Partizanit. Pas ndeshjes zëvendëstrajneri i Vllaznisë Fatjon Halluni u shpreh i kënaqur me fitoren dhe lojën e ekipit të tij. Halluni u shpreh se objektiv i Vllaznisë padyshim që është titulli kampion duke qenë se tashmë kampionati është drejt fundit dhe ndeshjet për kuqeblutë vështirësohen. Vllaznia edhe këtë vit synon fitimin e titullit kampion ndaj edhe në takimet e ardhshme shkodranët objektiv kanë fitoret duke mos toleruar ndaj asnjë kundërshtari.