Dy basketbolliste aktuale të Vllaznisë kanë një ofertë të hapur nga skuadra e Tiranës për të qenë pjesë e tyre. Oferta ka ardhur për dy prej lojtarëve më të mira ka skuadra kuqeblu aktualisht.

Bëhet fjalë për dy basketbollistet e Vllaznisë që aktualisht janë edhe të grumbulluara në kombëtaren e Shqipërisë në pjesëmarrjen e eleminatoreve të kampionatit europian të basketbollit. Bëhet fjalë për Ingrid Dashjen dhe Edona Berrania. Të dyja këto basketbolliste kanë marrë një ofertë të drejtpërdrejtë nga klubi i Tiranës. Ka qenë vetë trajneri i kësaj skuadre Erald Borava i cili është njëkohësh edhe trajner i kombëtares ai që ka bërë ofertën. Tekniku i bardhebluve dhe vajzave kuqezi ka përfituar nga rasti dhe afrimiteti në grumbullimin për eleminatoret duke folur me dy basketbollistet e Vllaznisë duke i kërkuar që për pjesën e mbetur të sezonit të jenë pjesë e Tiranës.Në fakt të dy lojtaret shkodrane janë befasuar nga një ofertë e papritur ndaj ende nuk kanë dhënë një përgjigje përfundimtare. Dashja dhe Berrania janë duke e menduar këtë mundësi që i është ofruar dhe shumë shpejt pritet që të japin edhe përgjigjen e tyre. Në fakt nëse vendosin që të largohen nga Vllaznia për t’u bërë pjesë e ekipit bardheblu për momentin në të cilin ndodhet skuadra shkodrane do të ishte fatale. 4 vajza janë larguar përpara se të fillonte sezoni për shkak të mungesës së kushteve dhe pagesave dhe nëse largohen edhe Berrania me Dashjen atëherë Vllaznia nuk do të mund që të zhvillojë as ndeshjet e kampionatit sepse aktualisht në total ka 6 basketbolliste dhe pa to do mbeste me 4 të tilla. Gjithsesi duhet pritur se cila do të jetë përgjigja e dy lojtareve kuqeblu me shpresën që ta refuzojnë ofertën e Tiranës sepse ndryshe Vllaznia do të ishte një skuadër inekzitente.

Artikulli paraprakVJESHTA, STINA QË RIZGJON MELODITË E SHKODRËS…!
Artikulli tjetërEKIPET E MOSHAVE TË VLLAZNISË ME NJË HUMBJE E NJË FITORE