Vllaznia në basketboll për femra ka arritur një tjetër fitore. Vajzat shkodrane fituan pa probleme 84-27 ndaj Kamza Basket në ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” duke marrë fitoren e dytë në këtë nisje të kampionatit.

Trajner i Vllaznisë Bledar Gjeçaj shprehet se skuadra i tij i arriti këto dy fitore pas 7 lojtareve të larguara këtë sezon.

Trajneri Gjeçaj edhe pse mes shumë vështirësive këtë sezon me 7 lojtare të larguara tregon se ajo që synon është renditja mes katër ekipeve më të mira.

Trajneri Gjeçaj nuk ndjehet aspak mirë kur sheh që 7 lojtare largohen pa nisur sezoni.
Vajzat e reja të Vllaznisë bashkë me lojtaret me eksperiencë do të bëjnë maksimumin për të arritur objektivin si një ndër 4 ekipet e para në klasifikim.

Artikulli paraprakPULAT E NGORDHURA, FLET ADMINISTRATORI I DAJÇIT
Artikulli tjetërSHKODËR, NISMA THURJE ME QYTETARËT: NDRYSHIM SISTEMIT