Vllaznia e basketbollit të femrave ka marrë fitoren e dytë rradhazi, duke konfirmuar startin e shkëlqyer në kampionat. Vajzat shkodrane fituan me rezultatin 79-59 ndaj Elbasanit, në ndeshjen e luajtur në transfertë. Në këtë ndeshje ka shkëlqyer si gjithnjë Bernada Rreshpja, që shënoi plot 30-pikë. Në një intervistë, ajo shprehet e lumtur për këtë fitore, por edhe për nisjen që i kanë bërë kampionatit.

Rreshpja flet edhe për synimet që ka në sezonin e ri, ku tha se tenton të shpallet edhe njëherë tjetër pikëshënuesja më e mirë e kampionatit, ashtu siç ndodhi edhe vitin e kaluar.

Bernada Rreshpja është një nga basketbollistet më të spikatura të Vllaznisë në basketboll për femra, për të cilën nuk kanë munguar ofertat e shumta, por ajo i ka qëndruar besnike ekipit kuqeblu.

Artikulli paraprakSHKODËR, PROCEDOHET 34-VJEÇARI PËR NDËRTIM PA LEJE
Artikulli tjetërFEMRAT, SHQIPËRIA MPOSHTET NË NDESHJEN E PARË