Vllaznia në basketboll për femra është eleminuar në fazën Play Off. Shkodranet nuk kanë mundur që të kalojnë në finale pasi janë eleminuar nga skuadra pretendente e Flamurtarit.
Vllaznia humbi edhe ndeshjen e dytë në Shkodër me rezultatin 70-75 duke bërë që vlonjatet të presin biletën e finales. Gjithsesi trajneri i Vllaznisë Rajmond Rasha është i kënaqur me paraqitjen e vajzave kuqeblu në dy sfidat gjysmëfinale. Vllaznia ngjante sa si Veleçiku për shkak se ka një mbështetje nga agjencia Kopliku e sa si Tirana me ngjyrat bardh e blu. Një ironi që nuk i shkon për shtat Vllaznisë. Trajneri Rasha kërkon më shumë mbështetje nga bashkia Shkodër. Ky eleminim në Play Off nuk është surprizë për basketbollistet e Vllaznise, skuadër e cila ende nuk po gjen mbështetjen e duhur financiare.