Vllaznia në basketbollin e femrave ka humbur 60-81 ndaj Tiranës në ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.
Pavarësisht përpjekjeve vajzat kuqeblu nisur edhe nga mungesat nuk kanë arritur që të triumfojnë në këtë përballje. Për trajnerin Bledar Gjeçaj humbja me një ekip si Tirana është e justifikuar
Ajo që i mungon vajzave të reja të Vllaznisë është eksperienca. Brenda dy viteve trajneri Gjeçaj shpreson që me këtë ekip të fitojë ndonjë trofe
Vllaznia humbi 13-21 periodën e parë, 13-17 të dytën, 19-21 periodën e tretë dhe 15-22 10 minutëshin e fundit duke bërë që Tirana të fitojë 81-60.