Vllaznia e basketbollit të femrave është mposhtur në ndeshjen e rradhës për kampionat. Skuadra shkodrane, pas humbjes me Tiranën javën e kaluar, është mposhtur edhe nga Teuta me rezultatin 71-73, në sfidën e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Në fakt, ishte një ndeshje, e cila nuk tregoi fytyrën e vërtetë të vajzave kuqeblu, të cilat vetëm 10-minutat e para luajtën më mirë, por më pas Teuta që kishte edhe katër basketbolliste amerikane në rradhët e saj, udhëhoqi ndeshjen. Në fund, rezultati përfundimtar ishte 73-71 në favor të Teutës që mori një fitore me mjaft vlerë në Shkodër. Pas ndeshjes, trajnerja e ekipit shkodran, Medina Mustafa kishte ankesa për gjykimin.

Edhe pas kësaj humbje, Vllaznia vijon të mbajë vendin e katërt në renditje.

Artikulli paraprakLEZHA NDEZ DRITAT E FESTAVE
Artikulli tjetërBRDARIÇ: ME ELBASANIN RIKTHEHEMI TE FITORJA