Vllaznia në basketboll për femra pas dy javësh kampionat kryeson renditjen. Vajzat kuqeblu fituan edhe sfidën e javës së dytë përballë Barletit me një rezultat të thellë 88-19 ndërsa javën e kaluar fituan në Durrës ndaj Teutës vendase. Trajneri i Vllaznisë Bledar Gjeçaj shprehet optimist në këtë nisje kampionati me dy fitore.
Fakti që oraret për Vllazninë e femrave në basketboll janë të papërshtatshme ka bërë që dy lojtare të largohen nga radhët e ekipit dhe kjo është shqetësuese për trajnerin Gjeçaj.
Vajzat e basketbollit të Vllaznisë do të synojnë këtë sezon që të renditen mes katër ekipeve më të mira për të siguruar fazën Play Off në fund të kampionatit.