Ekipi i femrave i Vllaznisë në basketboll ka marrë një fitore në ndeshjen hapëse të kampionatit. Vajza shkodrane nën drejtimin e trajnerit të ri në radhët e tyre Bledar Gjeçarj fituan 56-53 ndaj ekipit të Studentit.

Trajneri Gjeçaj shprehet se pavarësisht vështirësive do të synojë një vend mes katër ekipeve më të mira.

Ndërsa ndeshja e femrave përfundoi, po bëhej gati që të fillonte ajo e meshkujve të cilën trajneri Gjeçaj e drejtoi për shumë vite me radhë. I pyetur nëse ka ndonjë ngacmim Gjeçaj thotë se tashmë ka nisur një cikël të ri.

Vllaznia e femrave përveç moshës së re në përbërje nuk as buxhetin e duhur për të bërë në gjysmën e kampionatit përforcime siç bëjnë ekipet e tjera për të arritur diçka më shumë se një vend mes katër ekipeve më të mira në renditje.

Artikulli paraprakBASKET MESHKUJ, VLLAZNIA E NIS ME HUMBJE
Artikulli tjetërVRASJA NË ISH-BLLOK, GJYKATA: ARREST ME BURG 45 DITË PËR GELDO HOTIN