Vllaznia në basketboll për femra për herë të parë ka sjellë në skuadër dy lojtare jo shkodrane si përforcime. Duke parë gjendjen e vështirë pas shumë largimeve, me ekipin kanë firmosur basketbollistja e njohur Eliverta Bujari dhe Milica Daboviç nga Serbia.

Dy lojtaret e sapo ardhura u prezantuan zyrtarisht dhe trajneri i Vllaznisë Bledar Gjeçaj dhe Presidenti Alban Xhaferri shpresojnë që ekipi të ndryshojë

Drejtori i “Sport Klub Vllazia” Mark Kroqi vlerëson ardhjen e dy basketbollisteve
Vetë lojtaret janë të kënaqura që kanë zgjedhur një ekip si Vllaznia dhe kërkojnë që në ndeshjen e radhës të sigurojnë fitoren për ekipin e tyre të ri

Ardhja e dy lojtareve Bujari dhe Daboviç e përmirëson ndjeshëm situatën tek Vllaznia pas shumë largimeve nga kjo skuadër në fillim të këtij sezoni

Artikulli paraprakANA E MALIT, LARGIMET PËR AZIL ULIN NUMRIN E NXËNËSVE
Artikulli tjetërSHKODËR, KROQI I PËRGJIGJET TRAJNERIT GJONI PËR AKUZAT