Vllaznia në basketboll për femra mori një humbje në shtëpi përballë Tiranës në shifrat 42-63. Vajzat kuqeblu edhe pse u munduan të rivalizojnë, ishte e vështirë në sfidën ndaj ekipit bardheblu që është një prej pretendenteve për titullin kampion. Trajneri i Vllaznisë Bledar Gjeçaj shprehet se mungesa e një stërvitje të rregullt dhe mungesa e lojtareve krahasuar me Tiranën ndikoi në këtë humbje…..
Trajneri Gjeçaj thotë se këtë vit Vllaznia është një skuadër më e mirë dhe që ndodhet afër vendeve të para të kreut….
Ndërkohë trajnerja e Tiranës Mirza Alibegaj u shpreh se objektivi i vajzave bardheblu janë gjitha trofetë. Fitorja ndaj Vllaznisë nuk ishte e lehtë shprehet Alibegaj….
Pas javës së gjashtë të kampionatit Vllaznia mban vendin e katër të renditje duke qenë brenda objektivave me 9 pikë teksa ka realizuar tre fitore dhe tri humbje. Kampionati kryesohet nga Flamurtari me 12 pikë dhe më pas është Tirana me 11 pikë dhe Partizani në vend të tretë me 10 pikë.