Basketbollistët e Vllaznisë, skuadra kampione absolute nuk ka marrë ende shpërblimin e zakonshëm prej 10 milion lekësh të vjetër nga këshilli bashkiak i Shkodrës.

Kjo shumë akordohej çdo vit kur kuqeblutë nderonin Shkodrën me trofeun. Këtë vit situata tek ekipi i basketbollit është e vështirë për shkak se ende nuk është dhënë shpërblimi. Trajneri Gjeçaj dhe skuadra që drejton janë të zhgënjyer nga bashkia Shkodër nëse nuk akordojnë shpërblimin prej 10 milion lekësh të vjetër. Sipas teknikut Gjeçaj bashkia dhe kryebashkiakja Voltana Ademi janë ende në kohë për të mbajtur premtimin e dhënë në takimet që kanë zhvilluar për shumë prej 10 milion lekësh të vjetër.Vllaznia sapo ka nisur fazën përgatitore dhe aktualisht në ekip ka vetëm lojtarë shkodran. Amerikani Allen është larguar ashtu siç edhe Gjonaj që erdhi sezonin e kaluar nga Tirana. Skuadra ka nevojë për përforcime por edhe për të mbajtur grupin aktual të lojtarëve dhe për këtë një ndihmesë kërkohet edhe nga bashkia Shkodër. Gjithsesi diçka ka nisur të lëvizë dhe trajneri Gjeçaj ka marrë sinjale pozitive se ky shpërblim mund të akordohet dhe një gjë të tillë skuadra e pret sa më shpejt të jetë e mundur.

Artikulli paraprakSHKOLLA “PRENKË JAKOVA”, NË FUND TË MUAJIT KONKURSET E PRANIMEVE
Artikulli tjetërFEMRA, VLLAZNIA MUNDET 3-0 NGA ZURICH NË ELEMINATORET E CHAMPIONS