Basketbollisti më i ri i Vllaznisë Algert Gjonaj i ardhur nga Tirana në ekipin kuqeblu tregon arsyet se pse ka zgjedhur që këtë pjesë të sezonit ta përfundojë në Shkodër.
Gjonaj pranon se Vllaznia është skuadra më e mirë në Shqipëri dhe për të është kënaqësi që të luash me këtë skuadër. Gjonaj shprehet se i kanë munguar trofetë vitet e fundit sepse Vllaznia kryesisht i ka fituar që të gjitha ndaj edhe kjo është një arsye më shumë që ka bërë që tiranasi t’i bashkohet ekipit kuqeblu. Gjonaj ka zhvilluar dy ndeshje deri tani në miqësoret që Vllaznia ka zhvilluar përballë Teutës. Ka bërë një paraqitje të mirë me ekipin shkodran. Luan në pozicion 3, pozicionin në të cilin Vllaznia ka nevojë dhe tashmë me ardhjen e tij është një çështje e mbyllur. Edhe trajneri shkodran Bledar Gjeçaj ka vlerësuar Gjonaj për aftësitë e tij dhe cilësitë që ka si një basketbollist i domosdoshëm për Vllazninë, skuadër e cila pretendon fitimin e të gjitha trofeve.