Algert Gjonaj ndjehet si në shtëpinë e tij. Basketbollisti pak ditë pasi ka firmosur duke gjetur akordin pas disa ditësh në bisedime shprehet se është rikthyer me dëshirë tek skuadra e Vllaznisë në basketboll duke dashur që të vijojë të japë kontributin e tij tek ky ekip.

Gjonaj deklaron se me Vllazninë kërkon që të fitojë sërish titullin kampion edhe pse pranon se këtë sezon rivaliteti është më i madh me ekipe si Tirana apo Teuta. Vllaznia vazhdon seancat stërvitore dhe tashmë me 5 prurjet e reja, mes të cilëvë 3 amerikanët, Hamati dhe Gjonaj kuqeblutë po konsolidohen duke u rikthyer fuqishëm si pretendentë për fitimin e titullit kampion për të katërtën herë radhazi.

Artikulli paraprakPËRKUJTOHET 72 VJETORI I KRYENGRITJES NË M.MADHE
Artikulli tjetërDHUNOI PSIKOLOGJIKISHT NXËNËSIN, PROCEDOHET MËSUESJA