Ndeshja Teuta-Vllaznia, e vlefshme për gjysëmfinalen e tretë të play-off në basketboll për meshkuj, e cila u luajt në Durrës, është shoqëruar me kontestime. Në fakt, Vllaznia kishte pretendimet e veta në lidhje me përfundimin e kohës të një sulmi nga Teuta dhe si shkak i kësaj, ndeshja u ndërpre. Trajneri i Vllaznisë, Damian Bekteshi, tregon më tepër rreth asaj që ndodhi.
Tashmë, Disiplina ka marrë vendimin për këtë gjysmëfinale dhe ka vendosur që ndeshja të rifillojë aty ku u ndërpre, pikërisht në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit. Në fjalët e tij, trajneri Bekteshi shpreson që të mos ndodhin të njëjtat episode.
Ndeshja u anullua kur shifrat ishin 47-40 për Teutën, teksa ajo do të rifillojë pikërisht me këtë rezultat dhe do të luhen edhe 20-minutat e pjesës së dytë.