Skuadra e Vllaznisë në basketboll për meshkuj ka bërë një tjetër goditje në merkato.

Një tjetër amerikan ka mbërritur në ekipin kuqeblu. Seth Jackson është emri i basketbollistit që sapo ka firmosur me skuadrën e Vllaznisë duke ardhur kështu si një përforcim i rëndësishëm në merkato. Vetëm para pak ditësh kuqeblutë sollën në Shkodër një tjetër basketbollist amerikan Darryl Palmer duke premtuar se do kishte edhe prurje të tjera gjatë janarit. Drejtuesit e shoqatës së basketbollit nuk kanë pritur janarit por kanë operuar me shpejtësi duke bërë të tyrin edhe basketbollistin e dytë amerikan Seth Jackson. Ky i fundit është është vetëm 23 vjeç dhe ka një karrier të suksesshme. Sezonin e fundit është aktivizuar me ekipin Balkan në Bullgari duke qenë një prej lojtarëve më cilësor atje. Tashmë Jackson është bërë pjesë e Vllaznisë për të dhënë kontributin e tij në arritjen e objektivave që ka ekipi shkodran. Kështu shtohet ndjeshëm numri i lojtarëve të ardhur tek kuqeblutë. Pas Hamatit, ishte radha e Darryl Palmer, tashmë vjen edhe Seth Jackson ndërsa pritet edhe një tjetër basketbollist amerikan sëbashku me Algert Gjonaj që vijon të jetë në bisedime. Këto përforcime bëhen me qëllim e vetëm që Vllaznia të sjellë sërish në Shkodër për të katërtën herë radhazi titullin kampion. Këtë vit do jetë më e vështirë për shkak të rivalizimit nga Tirana por Vllaznia nga ana e saj me merkaton e këtyre ditëve rikthehet fuqishëm në pozitat e saj të mëparshme si pretendente kryesore për trofeun.

Artikulli paraprakAMBASADA E SHBA: VENDIMI I KQZ FITORE PËR POPULLIN SHQIPTAR
Artikulli tjetërUNIVERSITETI, 20 PEDAGOGË NË PROKURORI