LUKA: ËSHTË NJË NDER PËR NE KY SUKSES, DO VAZHDOJMË T’I MBËSHTESIM. Ekipi kampion i Vllaznisë në basketboll për meshkuj është pritur nga kryetar i bashkisë Shkodër Lorenc Luka në zyrën e këtij të fundit.

Kryebashkiaku përveç urimit të tij për suksesin shprehi edhe mbështetjen e institucionit që drejton. Drejtuesit e Vllaznisë, trajneri Bledar Gjeçaj dhe drejtori i “Sport Klub Vllaznia” Mark Krroqi falenderuan për mikëpritjen.

Pas fitimit të titullit kampion nga Vllaznia tashmë pritet që kjo skuadër të marrë pjesë në ligën ballkanike, vendim i cili ende nuk është marrë.

Artikulli paraprakMBLEDHJA E KËSHILLIT, VLLAZNIA “MOLLË SHERRI”
Artikulli tjetërSTAR PLUS TV – LIVE STREAM