Vllaznia ka humbur ndaj Rahovecit me rezultat 84:93 në kuadër të javës së pestë në Ligën Unike. Çereku i parë ishte i barabartë. Perioda e parë përfundoi 16:15. Vendasit ishin më të mirë në periodën e dytë, duke pasur epërsi deri në 12 pikë, 41:29, por më pas Rahoveci hyn në një seri prej 1:8. Skuadrat shkuan në pushim me shifrat 42:37 për Vllazninë.

Shkodranët ishin më të mirë në periodën e tretë, duke rritur epërsinë në 15 pikë, 70:55, ndërsa rezultati në tabelë pas 30 minutash ishte 73:59. Por, përmbysja e madhe ndodhi në dhjetë minutat e fundit. Mysafirët ishin të papërmbajtshëm, duke barazuar rezultatin në 75:75 dhe kaluan në epërsi 75:76, ndërsa më pas zhvillohet një lojë e barazpeshuar, por në çastet vendimtare, miqtë ishin më mirë dhe triumfuan 84:93.

Trajneri i Vllaznisë Nikola Milatoviç u shfaq tejet i nervozuar pas kësaj humbjeje ndërsa sërish refuzoi të flasë për mediat ndërsa ulërinte ndaj lojtarëve të tij për këtë humbje të panevojshme. Në fund pati një moment tensioni mes lojtarëve.

Trajneri i Rahovecit vlerëson këtë fitore me përmbysje të ekipit të tij.

Vllaznia dhe Rahoveci kanë nga një fitore dhe katër humbje deri më tani në Ligën Unike. Për Vllazninë kjo është humbja e dytë radhazi pas asaj me Tiranwn në kampionatin shqiptar gjë e cila po nxjerr disi nga kontrolli trajnerin e kuqebluve Milatoviç.

 

Artikulli paraprakMOTI I KEQ, KESH: SITUATA NË KASKADËN E DRINIT NORMALE
Artikulli tjetërBASHA: POLITIKANËT QË ZGJIDHEN ME VOTAT E KRIMINELËVE TË DËNOHEN ME 22 VJET BURG