Vllaznia në basketboll për meshkuj ka gjetur kapitenin e ri. I rikthyer pas një kohe të gjatë Erjon Llazani do të mbajë shiritin e kapitenit të kuqebluve.

Llazani është i kënaqur me këtë vlerësim që i është bërë nga i gjithë stafi teknik dhe shprehet se do të mundohet që ta justifikojë plotësisht besimin që i është dhënë.

Duke folur për lojtarët e rinj amerikan të ardhur dhe situatën tek Vllaznia, shkodrani shpreson që skuadra e tij të shpëtojë dhe të arrijë objektivin që është mbijetesa.

Vllaznia ka zhvilluar sëfundmi dy ndeshje miqësore duke i fituar të dyja. Megjithatë këto takime miqësore edhe për trajnerin Neven Plantak nuk janë edhe me aq rëndësi sepse ajo që mbetet për t’u parë është performance që kuqeblutë do të bëjnë në ndeshjet e kampionatit.

Artikulli paraprakSHKODËR, ZJARR NË ZYRËN E NOTERES LUMTURI HOXHA
Artikulli tjetërKONSTITUOHET KED, GATI PËRZGJEDHJA E KANDIDATËVE PËR GJYKATËN KUSHTETUESE