Kupa e Shqipërisë në basketboll për meshkuj do të zhvillohet në qytetin e Shkodrës.

Ky është vendimi më i fundit i federatës shqiptare të basketbollit. Natyrisht që zhvillimi i kupës në Shkodër është një lajm i mirë jo vetëm për Vllazninë por edhe për tifozët e saj të shumtë të cilët e kanë mbështetur masivisht këtë ekip vitet e fundit. Kupa e Shqipërisë do të zhvillohet në datat 17-18 shkurt në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në qytetin e Shkodrës. Në këtë mirë ndeshjen e parë Vllaznia do ta ketë përballë ekipit të Tiranës me 17 shkurt në ora 19:00. Në të njëjtën ditë Kamza Basket dhe Partizani do të luajnë ndeshjen tjetër gjysmëfinale në orën 17:00. Një ditë më pas me 18 shkurt dy fitueset e këtyre çifteve në sfidat gjysmëfinale do të luajnë në finale në orën 18:00. Natyrisht që zhvillimi i Kupës së Shqipërisë në basketbollin e meshkujve në qytetin e Shkodrës i jep të tjera ngjyra këtij kompeticioni të rëndësishëm dhe pritet që të kthehet në një festë të vërtetë për vetë publikun e zjarrtë që ndjek Vllazninë dhe mbush pallatin e sportit. Natyrisht që ashtu siç edhe kanë deklaruar drejtuesit e Vllaznisë kërkojnë këtë sezon që të fitojnë gjithçka. Përveç pretendimeve për fitimin e titullit kampion, Vllaznia kërkon që të ketë të sajën edhe Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën. Shkodranët për të arritur fitimin e trofeve kanë bërë disa përforcime të rëndësishme duke sjellë ne ekip amerikanin Corey Allen dhe basketbollistin Algert Gjonaj që më parë ishte pjesë e Tiranës. Për Gjonaj gjysmëfinalja e Kupës do të ketë një emocion më shumë sepse do të luaj përballë ish-ekipit të tij. Gjithsesi fillimisht Vllaznia është e përqendruar dhe po përgatitet për ndeshjen gjysmëfinale ndaj Tiranës e më pas do mendojë edhe për sfidën finale që duket më lehtë përballë Kamza Basket apo Partizanit.

Artikulli paraprakGREQIA PARALIZOHET NGA PROTESTAT 24 ORËSHE KUNDËR QEVERISË
Artikulli tjetërBARAK OBAMA, PËR HERË TË PARË NË XHAMI: FALEMINDERIT !