Basketbollistët e Vllaznisë kanë bojkotuar seancën stërvitore për shkak se atyre i është ulur trajtimi ushqimor mujor në 1 milion e 700 mijë lekë të vjetër.

Lojtarët kërkojnë që kjo shumë të shkojë në 2 milion e 500 mijë lekë të vjetër sepse ndryshe i bie që disa basketbollistë të mos marrin fare para.

Në këto kushte ata kanë bojkotuar stërvitjen dhe rrezikojnë që të mos shkojnë të premten e kësaj jave në ndeshjen që do jetë në Durrës me Teutën.

Trajneri ka diskutuar me drejtues të bashkisë dhe në rast se kërkesa e tyre nuk merret parasysh atëherë bojkoti nga lojtarët do vijojë deri në zgjidhjen e kësaj problematike.

Skuadra e Vllaznisë në basketbollin e meshkujve gradualisht u rikthye tek problemet serioze ndërsa deri tani janë larguar tre basketbollistë, Herion Faslija, Daniel Lekndreaj dhe

Ervin Berdica si dhe dy trajnerë Refik Vorfa dhe Ervin Berdica i cili nga lojtar qëndroi për pak kohë në rolin e trajnerit por duke u dorëhequr edhe ai shumë shpejt.

Në këtë mënyrë skuadra e meshkujve në basketboll rrezikon edhe mbijetesën duke parë problemet e shumta që ka.

Artikulli paraprakBERBERI 107 VJEÇ: S’KAM NË PLAN TA LË PUNËN
Artikulli tjetërKAZINOTË, KISHA PËRSHENDET VENDIMIN E QEVERISË