Kampionati i basketbollit i ekipeve me nga 3 lojtarë në Shkodër është përmbyllur me suskes.

Pas shumë ndeshjeve me rivalitet është arritur që të zhvillohet edhe ndeshja finale. Përballë njëri tjetrit ishin ekipi nga Kosova mes të cilëve edhe basketbollisti i njohur Burim Zeneli dhe shkodrani Erjon Llazani ndaj ekipit të shkoranëve Herion Faslija, Maris Huti, Eni Llazani dhe Antonio Shabani. Në fund fituese u shpall skuadra kosovare. Ky lloj sporti që është edhe në kalendarit e federatës botërore të basketbollit u zhvillua për herë të parë në sheshin përpara bashkisë Shkodër. Në total morën pjesë 14 ekipe nga Shqipëria, Kosova, Mali Zi dhe Tirana mes të cilëve edhe basketbollist profesionistë të ligës shqiptare dhe asaj të Kosovës. Organizatori Aron Gjeçaj shpreson që ky aktivitet të kthehet në një traditë duke u zhvilluar edhe në vitet e ardhshme.

Artikulli paraprakJA ÇFARË THA, VOLTANA ADEMI NJË VIT MË PARË
Artikulli tjetërHAPËSIRAT PUBLIKE NË SHKODËR, SI PASOJAT E NJË PASLUFTE