Kryendeshja e kësaj jave në basketboll mes Vllazisë dhe Teutës ka përfunduar me fitoren e durrsakëve 87-84, takim i luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Një sfidë emocionuese dhe me rivalitet që në fund u mbyll me fitoren e Teutës. Vllaznia ishte shumë pranë fitores por gjuajtja e fundit e kuqebluve për tri pikë kur rezultati ishte 83-85 nuk përfundoi në unazë duke bërë që Teuta të shfrytëzojë 8 sekondat e fundit për të siguruar fitoren.

Trajneri i Vllaznisë Vladimir Ivankoviç deklaroi pas ndeshjes se skuadra e tij do të kërkojë përforcime për fitimin e titullit kampion.

“Fillimisht dua të uroj ekipin e Teutës që luajti një ndeshje shumë të mirë por edhe Vllaznia luajti shumë mirë edhe pse fituan durrsakët.

Dua të falenderoj shumë tifozët e Vllaznisë që bënë një atmosferë shumë të bukur pavarësisht humbjes. Ishim afër fitores ose ta çonim në shtesë por nganjëherë shkon kështu kur lojtarët marrin vendimet nga vetja e tyre dhe jo çfarë ju thotë trajneri. Jam i kënaqur në përgjithësi me skuadrën për kaq pak kohë sa jam këtu.

Djemtë kanë luajtur gjitha ndeshjet me zemër dhe du të falenderoj lojtarët shkodran sepse na rikthyen dy herë në lojë. Do të shohim në stërvitje që të marrim më të mirën prej të gjithëve. Jemi duke menduar që pas ndeshjes së fundit të fazës të parë që ta rifreskojmë ekipin.

Kjo ishte ndeshja e dy ekipeve më të mira në Shqipëri, Vllaznisë dhe Teutës dhe do kemi të tjera sfida me durrsakët dhe do shohim si do shkojë. Kemi të mërkurën ndeshjen me Gogën, është ndeshje e vështirë dhe kemi mungesa sepse Perine ka operuar apendisin dhe do mundohemi që të kapim ritmin në mënyrë që ta fitojmë takimin ndaj Gogës.

Falenderoj tifozët sepse na rikthyen në lojë kur ishim me 10 pikë diferencë por shpresoj të fitojmë me Gogën dhe të rikthemi shumë të fortë, kjo është një falje për tifozët tanë”.
President ii Teutës Arqile Gorea përgëzoi ekipin e Vllaznisë dhe e sheh si rival direkt për titullin kampion.

16-17 u mbyll perioda e parë mes Vllaznisë dhe Teutës, 23-24 e dyta, 16-24 e treta dhe 28-22 perioda e fundit duke bërë që Teuta të fitojë me rezultatin e përgjithshëm 87-84.

“Ne duhet të fitojmë. Fitorja është gjëja kryesore. Nuk ka rëndësi se kush i shënon pikët apo se si luajmë, e rëndësishme është që të fitojmë”.

Perine do t’i duhet rreth një muaj pushim ndërsa gjen momentin edhe për një batutë.
“Unë do të jem duke luajtur të mërkurën ndaj Gogës. Jo në fakt, do të më duhet pak kohë pushim dhe mund të shkojë ndoshta një muaj ose më pak. Të shohim”.

Bryquis Perine është një pikë e fortë e Vllaznisë dhe mungesa e tij do të ndjehet në këto ndeshje që do të jenë por pavarësisht kësaj Vllaznia tregoi ndaj Teutës tashmë nuk po bazohet tek individët por loja në grup.

Artikulli paraprakPROMOVOHET “VALLET DHE LOJËRAT E MALËSISË”
Artikulli tjetërBASKET, PERINE PAS OPERACIONIT: KRENAR PËR VLLAZNINË