Të rinjtë e Vllaznisë në basketboll për meshkuj kanë marrë një fitore të rëndësishme në ndeshjen e radhës përballë Apolonisë së Fierit. Edhe pse fierakët kanë qenë në avantazh në pjesën më të madhe të lojës, në fund kanë qenë të rinjtë e Vllaznia që kanë fituar në shifrat 64 me 56.
Trajneri i Vllaznisë Roland Koka tha se ishte një fitore e merituar. Trajneri Koka u shpreh se pavarësisht dëmtimeve ekipi i tij arriti që ta zgjidh ndeshjen përballë Apolonisë duke fituar. 19-13 është mbyllur perioda e parë por në dy periodat e tjera kanë fituar miqtë në shifrat 7-14 dhe 7-21. Përpara periodës së fundit rezultati ishte 33-48. Edhe pse me 15 pikë diferencë, shkodranët përmbysën rezultatin teksa fituan 10 minutat e fundit 31 me 8 duke bërë që e gjithë ndeshja të përfundojë 64 me 56 për Vllazninë.