Ka përfunduar me rezultatin 98-71 për skuadrën vendase, finalja e parë në basketboll për meshkuj midis Tiranës dhe Vllaznisë.
Kjo ndeshje u zhvillua e qetë, pa probleme midis tifozerive si në rastet e mëparshmë.
Gjithsej janë pesë finale, pra kanë mbetur për t’u luajtur edhe katër të tilla.
Mbetet për t’u parë nëse Vllaznia do të arrijë të triumfojë përballë kryeqytetasve.
/ Star Plus TV /