Vllaznia në basketboll për meshkuj ka pësuar një tjetër humbje. Shkodranët u mundën në shtëpinë e tyre nga skuadra pretendente e Teutës me rezultatin 73-90. Edhe pse Vllaznia tentoi që ta fitonte këtë ndeshje duke luftuar në tri periodat e para, durrsakët përmes eksperiencës arritën që në periodën e fundit të bëjnë diferencën. Kjo është humbja e 9-të për Vllazninë nga 10 ndeshje të luajtura ndërsa fituan vetëm javën e kaluar përballë Tiranës, një shkëndijë që nuk mjaftoi për të siguruar një fitore edhe ndaj Teutës. Trajneri i Vllaznisë Damian Bekteshi ndjek keqardhje për këtë humbje.

Trajneri Bekteshi shpreson që në vazhdimësi të afrohen sponsor për të sjellë basketbollistë në merkaton e janarit në mënyrë që Vllaznia të mos bie nga Kategoria Superiore. Nga ana tjetër trajneri i Teutës Mezin Lazimi tregon se objektiv i durrsakëve që e mbyllën në vendin e parë gjysmën e sezonit mbetet fitimi i titullit kampion.

Basketbollistët e Vllaznisë në përfundim të dy fazave të para renditen në vendin e fundit me vetëm një fitore të realizuar nga 10 ndeshjet e luajtura. Nëse gjatë janarit afrohen lojtarë për ekipin kuqeblu atëherë situata mund të ndryshojë në mënyrë që kjo skuadër të mos pësojë rënien nga Kategoria Superiore.

Artikulli paraprakBANORËT: BASHKIA TË MIRËMBAJË RRUGËN, RREZIKOJMË JETËN
Artikulli tjetërSULMET NDAJ EULEX/ XHAÇKA: TË HIQEN MENJËHERË BARRIKADAT E GRUPEVE SERBE