Vllaznia në basketboll për meshkuj fitoi finalen e dytë përballë Teutës duke barazuar kështu në 1-1 përballjet mes tyre në këtë vijë finishi për titullin kampion. Vllaznia takimin e dytë të luajtur në Shkodër në një mbrëmje të bukur me tifozët që mbushën shkallët e pallatit të sportit, e fitoi në shifrat 90-71 duke dominuar përballë durrsakëve. Pas kësaj fitoreje trajneri i Vllaznisë Damian Bekteshi shpreson që ekipi i tij të fitojë dy finalet e radhës në Durrës dhe Shkodër dhe kuqeblutë të festojnë titullin e 10-të kampion.
Trajneri i Teutës Mezin Lazimi vlerëson Vllazninë për këtë paraqitje dhe synon që në finale e tretë në Durrës ekipi i tij të shmang gabimet e bëra dh eta fitojë ndeshjen.
Vllaznia në finale e dytë ndaj Teutës, fitoi 21-20 periodën e parë, 31-20 të dytën duke shkuar në dhomat e zhveshjes me 12 pikë diferencë 52-40. Shkodranët dominuan edhe në gjysmën e dytë të lojës teksa fituan 18-13 periodën e tretë dhe 20-18 të katërtën dhe krejt ndeshjen në shifrat 90-71. Skuadra që do të fitojë tri prej pesë ndeshjeve finale do të fitojë titullin kampion.