Vllaznia në basketboll për meshkuj ka arritur që të marrë një fitore ndaj Tiranës në shifrat 82-68 duke mbajtur ende shpresat gjallë për të shpëtuar rënien nga Kategoria e Parë.

Rivali direkt i Vllaznisë, Kamza Basket luan ndeshjen e parafundit me ekipin kryesues të Teutës dhe në rast të një humbjeje gjithçka varet në javën e fundit të kampionatit për të vendosur se cila skuadër do të shpëtojë, Vllaznia apo Kamza Basket.

Presidenti i Vllaznisë shpreson që ekipet e tjera të bëjnë një lojë të pastër dhe të mos e tolerojnë Kamzën në këto dy ndeshje të fundit.

Vllaznia shpreson në dy humbje të kundërshtarit në këto javë të fundit dhe do tentojë të fitojë ndeshjen e fundit të saj për të shpresuar tek mbijetesa edhe pse në dukje patjetër që është një mision i vështirë.

Artikulli paraprakMYFTINIA E SHKODRËS BËN ME SHTËPI TË RE FAMILJEN PLANGAJ
Artikulli tjetërPD SHKODER,DEKLARATE NE PERGJIGJE TE BRAÇES